10 të vdekur nga tornadot që përshkuan dy qytete në Kinën lindore

Azia

10 të vdekur nga tornadot që përshkuan dy qytete në Kinën lindore

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:40
Kinë

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur pasi dy tornado kanë goditur dy qytete, në provincën lindore Jiangsu të Kinës.

Kjo është ngjarja më e fundit vdekjeprurëse që vjen shkaku i moti ekstrem që ka goditur vendin, i cili gjatë muajve të fundit është përballur me përmbytje të rënda si dhe me valë ekstreme të të nxehtit.

Ndërsa, më shumë se 400 njerëz janë zhvendosur dhe më shumë se 130 shtëpi janë shkatërruar në qytet, raporton CNN.

Tornadot nuk janë të zakonshme nga mesi deri në fund të shtatorit në Jiangsu, por tornadot e rralla kanë ndodhur për shkak të temperaturave më të larta të kohëve të fundit që kanë sjellë kushte të forta atmosferike, raportoi media shtetërore Beijing Youth Daily, duke cituar ekspertë meteorologjikë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithkëtë shkencëtarët janë të bindur se ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më të shpeshta dhe më të rënda nëse bota nuk ndalon djegien e karburanteve fosile që ngrohin planetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat