E rëndë/ Dasmori qëlloi me armë për të festuar... gabimisht vret dhëndrin

Azia

E rëndë/ Dasmori qëlloi me armë për të festuar... gabimisht vret dhëndrin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 08:11
Jordani

Ngjarje tronditëse është regjistruar në Jordani, ku dhëndri është vrarë aksidentalisht ditën e tij të dasmës.

Autor i vrasjes aksidentale ishte një nga dasmorët, që qëlloi për të festuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 30 gusht, por video është bërë publike në 24 orët e fundit.

Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, siç quhej dhëndri, vdiq menjëherë pas të shtënave. Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma.

Të njëjtave burime, dhëndri është qëlluar me plumb në gjoks në një festë të organizuar nga të afërmit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat