Një burrë ekzekutohet në Vietnam pavarësisht apeleve nga Evropa dhe Kanadaja

Azia

Një burrë ekzekutohet në Vietnam pavarësisht apeleve nga Evropa dhe Kanadaja

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Le Van Manh u dënua me vdekje për vjedhjen, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçareje – por ai kishte thënë se rrëfimi i tij ishte detyruar përmes torturave nga policia.

Vietnami ka ekzekutuar Le Van Manh, pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare për ta kursyer atë, tha një avokat i familjes të shtunën, shkruan Euronews.

Në vitin 2005, Le Van Manh u akuzua për vjedhjen së bashku me përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçare në provincën veriore të Thanh Hoa.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), një organizatë joqeveritare), policia mori një rrëfim nga Le Van Manh nën torturë, e cila u përdor më pas për ta dënuar atë.

Më vonë ai hoqi dorë, duke deklaruar se u detyrua të rrëfehej pasi policia e kishte rrahur rëndë.

Gjykata e Lartë e Hanoi i dha dënimin me vdekje gjatë një gjyqi apeli në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat