“Princesha” që po ndiqet penalisht si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare

Azia

“Princesha” që po ndiqet penalisht si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Gulnara Karimova, e bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit Islam Karimov, po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare. Kjo organizatë dyshohet se ka pastruar qindra milionë dollarë.

Sipas Financial Times, Karimova, e njohur edhe me pseudonimin “Princesha e Uzbekistanit “, akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj dhe për ryshfet ndaj drejtuesve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë në mbarë botën.

Akuzat e reja ndaj 51-vjeçares, e cila ndodhet në burg në Uzbekistan që nga viti 2019, u ngritën dje të enjten nga autoritetet zvicerane.Sipas Times, organizata kriminale e drejtuar nga ish-diplomatja e OKB-së quhej “Byroja” dhe përfshinte më shumë se 100 kompani legjitime që punonin në fshehtësi për të fshehur paratë e vjedhura dhe për t’i bërë anëtarët e saj më të pasur.

Karimova gëzoi imunitet diplomatik për vite të tëra dhe udhëtoi nëpër botë, duke bërë një stil jete luksoz dhe duke pasur marrëdhënie me njerëz të famshëm.

Fokusi i organizatës kriminale, e cila filloi të funksionojë në 2005, thuhet se ka qenë një kompani zvicerane e quajtur Zeromax , e cila u mbyll në vitin 2010.

Karimova, e cila fillimisht e ka nisur karrierën si stiliste mode, thuhet se ka përdorur kasaforta në bankën private zvicerane Lombard Odier për të fshehur diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.

Përveç kësaj, më shumë se 400 milionë franga (rreth 440 milionë dollarë) janë ende “të ngrira” në llogaritë në emër të Karimova-s në banka.

Ndërkohë, “Princesha”, i mohon akuzat ndaj saj./A2CNN

Në veçanti, Karimova akuzohet për drejtimin e një “sindikate kriminale” që përdorte kompani të ndryshme dhe llogari bankare në Zvicër për të pastruar para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat