Shkatërrohet rrjeti i trafikut të organeve në Pakistan, asistent per operacionet shërbente një mekanik

Azia

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të organeve në Pakistan, asistent per operacionet shërbente një mekanik

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Policia pakistaneze ka shkatërruar një rrjet të kontrabandës së organeve njerëzore të udhëhequr nga një mjek dhe një mekanik makinash, të cilët kishin kryer më shumë se 328 transplantime të paligjshme të veshkave, duke vrarë të paktën tre persona, thanë sot autoritetet.

Faëad Mukhtar, një mjek i cili tashmë ishte arrestuar pesë herë në të kaluarën përdori mekanikun e makinave, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, si asistent dhe anesteziolog në operacione, tha policia.

Operacionet u janë kryer personave që anëtarët e rrjetit i kanë takuar në spitale, sipas hetimit të policisë. Veshkat hiqeshin ose transplantoheshin në shtëpi private, shpesh pa dijeninë e pacientit, shpjegoi Mohsin Naqvi, kreu i qeverisë provinciale të Punjabit.

Organet u shitën për 3 milion rupi (9,800 euro) për pacientët pakistanezë dhe deri në 10 milion rupi (33,000 euro) për pacientët jashtë vendit, tha ai. Rrjeti, i cili përbëhej nga tetë persona, vepronte në Punjab dhe një pjesë të Kashmirit pakistanez. Të paktën tre persona kanë vdekur nga operacioni.

Pakistani në vitin 2010 ndaloi kontrabandën e organeve njerëzore, një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.

Por kjo nuk e ka penguar lulëzimin e rrjeteve ilegale të transplanteve. Zakonisht këta nuk kanë një ekip mjekësor apo njohuritë e nevojshme për operacionet dhe shpesh pacientët vdesin për shkak të komplikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat