Pakistani urdhëron largimin nga vendi të më shumë se 1 milionë refugjatëve nga Afganistani

Azia

Pakistani urdhëron largimin nga vendi të më shumë se 1 milionë refugjatëve nga Afganistani

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:18
Pakistani

Pakistani ka urdhëruar sot që rreth 1,5 milionë refugjatë afganë të largohen vullnetarisht nga vendi ose të përballen me deportimin.

“U kemi dhënë atyre afat deri më 1 nëntor,” tha sot ministri i brendshëm Sarfraz Bugti pas pretendimeve të Islamabadit se 14 nga 24 sulme vetëvrasëse me eksploziv gjatë këtij viti ishin kryer nga qytetarë të Afganistait.

Bugti shtoi se rreth 1.7 milionë afganë në Pakistan nuk kanë dokumente të rregullta për të qëndruar, duke shtuar se një total prej 4.4 milionë afganësh jetojnë në Pakistan.

“Është tashmë e qartë se jemi sulmuar nga qytetarë afganë prandaj po marrim këto masa. Ne kemi prova”, shtoi ministri.

Islamabadi ka pritur numrin më të madh të refugjatëve afganë në dekadat e fundit, teksa rreth 2 milionë jetojnë aty me dokumente të rregullta, ose me status të plotë ose si refugjatë të regjistruar, sipas OKB.


Zyrtarët në Pakistan nuk treguan sesi do të zbatonin urdhrin e largimit të emigrantëve apo si do t’i gjenin ata për t’i dëbuar, por ambasada afgane aty e quante veprimin nje “ngacmim” që ulte nivelin e marrëdhënieve me Kabulin.

Në deklaratën e saj ambasada shtonte se më shumë se 1,000 ishin ndaluar dy javët e fundit, edhe kishin dokumente të rregullta për të qëndruar në Pakistan.

“Megjithë premtimet e përsëritura të autoriteteve në Pakistan, arrestimet e ngacmimet e policisë në Pakistan vijojnë,” thuhej në të.

Prej vitesh afganët hyjnë në Pakistan nga kufijtë tokësorë dhe lejohen të përdorin kartat e tyre të identitetit për të udhëtuar. Kjo pasi në Afganistan ka lista të gjata pritjeje për të marrë një pasaportë ose vizë drejt Pakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat