Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë, autoritetet e atjeshme paralajmëron për mundësinë e një cunami

Azia

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë, autoritetet e atjeshme paralajmëron për mundësinë e një cunami

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 08:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Japonia ka lëshuar një paralajmërim për cunami të fuqishëm për ishujt jashtë gadishullit Izu në bregun lindor të vendit.

Paralajmërimi pasoi tërmetin me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që ndodhi në orën 11:00 pranë ishullit Torishima, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor, rreth 550 kilometra në jug të Tokios.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se disa ishuj aty pranë mund të goditen nga një cunami i fortë.

Siç u theksua, valët pranë gadishullit Izu mund të arrijnë deri në një metër lartësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat