Sulmi me dron në Siri/ Shkon në 100 numri i viktimave

Azia

Sulmi me dron në Siri/ Shkon në 100 numri i viktimave

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga një sulm me dron në një akademi ushtarake në Homs në Sirinë qendrore vazhdon të rritet, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut numri i të vdekurve vazhdon të rritet deri më tani konfirmohen më shumë se 100 viktima dhe 125 të plagosur, sipas të dhënave të fundit.

Sulmi ndodhi sot teksa po zhvillohej ceremonia e promovimit të oficerëve të ushtrisë siriane.

Të vdekurit përfshijnë të diplomuar të akademisë ushtarake dhe 12 civilë, tha organizata joqeveritare.

“Organizatat terroriste synuan një ceremoni të promovimit të oficerëve në akademinë ushtarake të Homsit duke përdorur drone të ngarkuar me eksploziv menjëherë pas përfundimit të ceremonisë”, tha më herët ushtria siriane.

Ushtria tha se do të “përgjigjej me vendosmëri” ndaj “këtij sulmi terrorist frikacak dhe të paprecedentë”. Organizatat xhihadiste që kontrollojnë pjesë të territorit sirian ndonjëherë përdorin drone të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat