Mblidhet kabineti i sigurisë së Izraelit pas sulmin me raketa

Azia

Mblidhet kabineti i sigurisë së Izraelit pas sulmin me raketa

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 09:20
Izrael

Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant islamik, Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit në një sulm të befasishëm.

Të paktën deri tani një grua izraelite është vrarë nga një raketë intensive nga Rripi i Gazës, thonë mjekët izraelitë.

“Times of Israel” raporton se kabineti i sigurisë së nivelit të lartë të Izraelit do të mbajë një takim sot në lidhje me sulmin e papritur të Hamasit. Para takimit, kryeministri Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vlerësim me zyrtarët e sigurisë.

Videot që shpërndahen në mediat sociale tregojnë militantë palestinezë duke qëlluar mbi kalimtarët në rrugët e Izraelit jugor.

Ka raportime se shtëpitë në Sderot janë pushtuar nga persona të armatosur nga grupi islamik Hamas, i cili qeveris Gazën. Ushtria izraelite u kishte thënë banorëve vendas të qëndronin në shtëpitë e tyre pas raportimeve për një infiltrim.

Zjarret e mëdha po digjen në pjesë të Izraelit jugor ku kanë goditur raketat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat