Presidenti Isaac Herzog: Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë

Azia

Presidenti Isaac Herzog: Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2023 Në ora: 09:21
Isaac Herzog

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka thënë se Izraeli "po përballet me një moment shumë të vështirë", por ai mund të "kapërcejë të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen", përcjell Bota sot.

Në një deklaratë në rrjetin social X, ai shkroi: “Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t'u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit.

Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që janë nën sulm.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat