Shembet miniera e arit në Mianmar, 3 të vdekur

Azia

Shembet miniera e arit në Mianmar, 3 të vdekur

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Tre persona u vranë kur një minierë e braktisur ari u shemb në rajonin Pinmana të Mianmarit të premten.

Menjëherë pasi zjarrfikësja u njoftua për shembjen, u ngrit një operacion kërkim-shpëtimi me ndihmën e vullnetarëve.

Tre burra u nxorrën pa ndjenja nga galeritë e minierës së arit dhe u dërguan në një spital në Pinmana.

Dy prej tyre ndërruan jetë gjatë rrugës, ndërsa i treti vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat