Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit vjen në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973

Azia

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit vjen në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Sulmet befasuese me raketa dhe infiltrimi i Hamasit në Izrael vjen në 50-vjetorin e Luftës së vitit 1973, një sulm i befasishëm i arabëve në shtetin izraelit që filloi më 6 tetor në vitin 1973.

Izraeli e quan “Lufta e Yom Kippurit”, pasi shpërthimi filloi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, raporton cnn.

Çifutët zakonisht e respektojnë ditën duke agjëruar dhe duke u penduar për mëkatet e tyre gjatë vitit të kaluar. Në pjesë të botës arabe, ajo njihet si Lufta e 6 Tetorit dhe konsiderohet një fitore.

Konflikti filloi me dërgimin e trupave nga Egjipti dhe Siria me shpresën se mund të rimarrë territorin në Lartësitë Golan dhe Gadishullin Sinai të pushtuar më parë nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të qershorit të vitit 1967.

Arabia Saudite, Kuvajti, Libia, Algjeria, Tunizia, Sudani, Maroku dhe Jordania ndihmuan Egjiptin dhe Sirinë me trupa, ndihmë financiare dhe armë. Bashkimi Sovjetik dërgoi me aeroplan furnizime për luftëtarët arabë, ndërsa Shtetet e Bashkuara i dhanë ndihmë Izraelit.

Lufta përfundoi me trupat izraelite që iu afruan Damaskut dhe një ushtri e tërë egjiptiane u rrethua.

Ndryshe, kalendari hebre është hënor, kështu që festat nuk festohen në të njëjtën datë çdo vit. Yom Kippur këtë vit filloi pas perëndimit të diellit më 24 shtator dhe përfundoi më 25 shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat