“Jemi në luftë”, kryeministri izraelit i drejtohet kombit: Armiku do ta paguajë shtrenjtë

Azia

“Jemi në luftë”, kryeministri izraelit i drejtohet kombit: Armiku do ta paguajë shtrenjtë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:10
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu përmes një videoje të postuar në X ka deklaruar se Izraeli është në luftë.

“Hamasi nisi një sulm të befasishëm në tokat tona, ne jemi në luftë. Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë më parë”, tha Netanyahu.

Më vonë gjatë ditës së sotme, Netanyahu do të zhvillojë një takim me zyrtarë të qeverisë për të vlerësuar situatën.

Ndërkohë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftoi se deri më tani rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në Izrael dhe se terroristët janë infiltruar në Izrael nga “deti, ajri dhe toka”. Në të njëjtën kohë, IDF njoftoi se tashmë kanë filluar të godasin nga ajri me dhjetëra avionë, në shenjë hakmarrjeje, objektivat palestineze në Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat