Dramatike situata në Izrael, militantët palestinezë pushtojnë disa qytete, marrin pengje

Azia

Dramatike situata në Izrael, militantët palestinezë pushtojnë disa qytete, marrin pengje

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:52
Pengje

Klima që mbizotëron në Izrael është dramatike, pas sulmit të luftëtarëve të Hamasit me raketa dhe nga toka, si pasojë e të cilit tashmë janë vrarë të paktën 22 persona.

Para kundërsulmit izraelit, palestinezët kishin zbarkuar në qytete të vogla, duke pushtuar komunitete të tëra, ndërsa kanë marrë edhe pengje.

Kanali 13 i Izraelit raporton se 7 komunitete janë nën kontrollin e Hamasit.

Këtu përfshihen qytetet Sderot, Nahal Oz, Kfar Haza, Magen, Sufa Beheri dhe administrata e përgjithshme e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat