“Xhihadi Islamik në Gaza thotë se ka kapur ‘shumë ushtarë izraelitë'”, shkruan BBC

Azia

“Xhihadi Islamik në Gaza thotë se ka kapur ‘shumë ushtarë izraelitë'”, shkruan BBC

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:04
Izrael

Xhihadi Islamik, i cili vepron në Gaza, pretendon se luftëtarët e tij kanë kapur gjithashtu “shumë” ushtarë izraelitë.

Në një postim në Telegram, një zëdhënës që e quan veten Abu Hamza thotë:

“Ne konfirmojmë në Brigadat e Al-Quds se tani, falë Zotit, ne zotërojmë shumë ushtarë sionistë që janë të burgosur në duart tona”.

Xhihadi Islamik është një nga disa grupe militante që operojnë në Gaza. Brigada Kuds është krahu i saj i armatosur. Grupi bashkëpunon me Hamasin, por gjithashtu ruan pavarësinë, raporton BBC.

Ajo është gjithashtu aktive në Bregun Perëndimor dhe ka organizuar disa sulme atje kundër izraelitëve.

Izraeli vitin e kaluar tha se një seri sulmesh ndaj lidershipit të tij i “kishin kthyer në dekada prapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat