Kryeministri Netanyahu do të flasë së shpejti me presidentin Biden

Azia

Kryeministri Netanyahu do të flasë së shpejti me presidentin Biden

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të flasin së shpejti, thonë zyrtarë të shumtë të njohur me këtë çështje.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka qenë në kontakt me homologun e tij izraelit për situatën në Izrael, thotë një zyrtar i lartë i administratës Biden, shkruan CNN.

Zyrtarët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në të gjitha nivelet po kontaktojnë edhe me homologët e tyre.

Biseda e tyre pritet të ndodh pas sulmeve të Hamasit mbi Izrael, si pasojë e të cilave ka të vdekur dhe shumë të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat