Së paku 120 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan dhe së paku 1,000 të lënduar

Azia

Së paku 120 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan dhe së paku 1,000 të lënduar

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe të paktën 1,000 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Afganistanin perëndimor, afër kufirit iranian.

=Tërmeti me magnitudë 6.3 ndodhi rreth 40 kilometra nga qyteti perëndimor i Heratit rreth orës 11:00 me kohën lokale.

Shumë ndërtesa u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja dhe pati të paktën tre pasgoditje të fuqishme.

Të mbijetuarit e përshkruan tmerrin e tyre teksa ndërtesat e zyrave fillimisht u tronditën – dhe më pas u shembën rreth tyre.

“Deri më tani më shumë se 1,000 persona u lënduan, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe qytetarë të moshuar dhe rreth 120 njerëz kanë humbur jetën”, tha Shefi i menaxhimit të fatkeqësive të provincës Mosa Ashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat