Gjashtë palestinezë të vrarë në përleshjet në Bregun Perëndimor

Azia

Gjashtë palestinezë të vrarë në përleshjet në Bregun Perëndimor

Nga: M.H. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa orë pasi persona të armatosur nga Gaza depërtuan në Izrael dhe ushtria izraelite filloi bombardimin e Rripit, dhuna është përhapur edhe në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli.

Gjashtë palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur në përleshjet me forcat izraelite dhe kolonët, thanë shërbimet mjekësore palestineze, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ahmad Abdel Nasser Rabi, 13 vjeç, u vra nga ushtarët izraelitë në Qalqilya, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe thotë se ka pasur përleshje të paktën gjashtë vende të veçanta rreth Bregut Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat