Mbi 400 militantë palestinezë të vrarë – thotë ushtria izraelite

Azia

Mbi 400 militantë palestinezë të vrarë – thotë ushtria izraelite

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë kapur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, për Times of Israel.

“Që nga ky moment, ka forca që luftojnë në [Kibbutz] Kfar Aza, ka kërkime në një numër të madh qytetesh. Ka forca të Izraelit në të gjitha qytetet, nuk ka qytet që nuk ka një forcë IDF në të”, citohet të ketë thënë ai, raporton BBC.

Një raport i mëparshëm nga agjencia e lajmeve Reuters tha se qindra persona të armatosur palestinezë ishin vrarë që kur Hamasi filloi sulmin të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat