Raportohet i zhdukur një shtetas britanik në Izrael

Azia

Raportohet i zhdukur një shtetas britanik në Izrael

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:10
Jake Marlowe

Ambasada izraelite në Britaninë e Madhe e ka konfirmuar se një shtetas britanik, Jake Marlowe, është zhdukur në Izrael pas sulmit palestinez.

Është e paqartë nëse ai është marrë peng. Sipas nënës së tij, Marlowe po punonte si staf sigurie në një festë në Kibbutz Re’im, pranë kufirit me Gazën, kur sulmi ndodhi të shtunën.

Në një përgjigje me email ndaj pyetjeve në lidhje me burrin, një zëdhënës i ambasadës i tha BBC-së: “ Është i zhdukur, nuk e dimë nëse është marrë peng në këtë pikë”.

Kjo vjen pasi një raport i Sky News citoi ambasadën të thoshte se ai nuk ishte dëgjuar që nga mëngjesi i së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat