Dëgjohen shpërthime të forta në Izraelin qendror

Azia

Dëgjohen shpërthime të forta në Izraelin qendror

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror dhe periferitë e Tel Avivit mbrëmjen e së dielës, sipas ekipeve të CNN në terren.

Hamasi ka pretenduar se ka në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, qendrën ndërkombëtare të Izraelit, i cili ndodhet pak jashtë Tel Avivit.

Të paktën 700 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit, sipas N12 News të Izraelit.

Nëse konfirmohet, do të thotë se konflikti ka marrë më shumë se 1000 jetë nga të dyja palët, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Më herët sot, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 370 palestinezë janë konfirmuar të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat