Prekëse: Të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, fotot e fundit të familjes 5-anëtarëshe që u vra në Izrael

Azia

Prekëse: Të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, fotot e fundit të familjes 5-anëtarëshe që u vra në Izrael

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:36
Tamar dhe Yonatan Kedem, së bashku me fëmijët e tyre Shasar, Arbel dhe Omer

Qeveria izraelite ka publikuar një selfie të një familjeje të pafajshme që dyshohet se është vrarë nga militantët e Hamasit pranë kufirit të Gazës.

Tamar dhe Yonatan Kedem, së bashku me fëmijët e tyre Shasar, Arbel dhe Omer, u vranë të gjithë në Nir Oz, i cili ndodhet vetëm 1.4 milje nga kufiri i Izraelit me Gazën.

Ata janë pesë nga më shumë se 700 izraelitë të vrarë që kur Hamasi nisi ofensivën e tij në shkallë të gjerë gjatë fundjavës, thanë të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Të paktën 1200 persona janë plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Figura të njohura denoncuan vrasjen e familjes, përfshirë ish-kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

“Tamar dhe Yonatan Kedem, së bashku me fëmijët e tyre Shasar, Arbel dhe Omer. Një familje e tërë e shfarosur nga terroristët e Hamasit. Nuk ka fjalë. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre.

“Shikoni fytyrat e tyre të lumtura. Të gjithë ata u vranë nga terroristët palestinezë në Nir-Oz. Vetëm sepse janë hebrenj”, ka shkruar Bennett.

Image
Tamar dhe Yonatan Kedem, së bashku me fëmijët e tyre Shasar, Arbel dhe Omer

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat