Korrespondentja e CNN-it shtrihet për tokë kur dëgjon lansimin e një sërë raketash në kufirin Izrael-Gaza

Azia

Korrespondentja e CNN-it shtrihet për tokë kur dëgjon lansimin e një sërë raketash në kufirin Izrael-Gaza

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 18:04
Gazetarja e CNN

Kryekorrespondentja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i saj janë detyruar të shtrihen për tokë për t’i shpëtuar më të keqes, kur një sërë raketash fluturuan pothuajse mbi kokat e tyre në afërsi të kufirit Izrael-Gaza.

Ward kishte shkuar me ekipin e saj për të raportuar nga vendi ku kanë ndodhur sulme të ashpra me raketa, kur befasisht filluan të dëgjojnë shkrepje raketash.

E nga këto raketa ata u detyruan me shpejtësi të largohen nga rruga, dhe në afërsi të shkurreve të shtrihen në tokë.

Megjithatë ajo vazhdoi raportimin direkt duke bërë të ditur se jo larg nga vendi ku po qëndronte gjendet kufiri Izrael-Gaza, derisa në prapavijë vazhdimisht dëgjohen të shtënat nga raketat.

Gjithashtu bëri të ditur se mund të dëgjohet “kupola e çeliktë” që është sistem i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, që është aktivizuar për të shkatërruar raketat e lansuara nga Gaza nga militantët e Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat