“Ka qenë kaos” - mjekja izraelite përshkruan orët e para të sulmit

Azia

“Ka qenë kaos” - mjekja izraelite përshkruan orët e para të sulmit

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

"Ka qenë kaos," tha Raphael Poch, një zëdhënës për shërbimet kombëtare vullnetare të urgjencës mjekësore të Izraelit United Hatzalah.

Ai tha për programin Newsday të BBC-së se u zgjua herët në mëngjes të së shtunës nga breshëria e raketave që ishin pjesë e sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit, i cili deri më tani ka vrarë rreth 900 njerëz, raporton BBC, transmeton "Bota sot".

Në orët e tmerrshme që pasuan, Poch tha: "një pjesëtar i vullnetarëve tanë u plagos dhe një u vra ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e njerëzve të tjerë që u plagosën".

Rreth 1,500 vullnetarë në të gjithë Izraelin u sollën për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për njerëzit. Poch përshkroi se si i transportuan të plagosurit me helikopera dhe ambulanca në spitalet më të afërta.

Vullnetarët e rinj vazhdojnë të ndërhyjnë për të zëvendësuar ata që janë të lodhur dhe kanë nevojë për pushim, shtoi ai.

"Ne po shkojmë nga shtëpia në shtëpi në qytetet ku njerëzve u thuhet të mos largohen ose të dalin nga shtëpitë e tyre sepse është shumë e rrezikshme, duke u sjellë atyre ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore," tha ai.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat