Terrori i një nëne teksa lëshonin raketat

Azia

Terrori i një nëne teksa lëshonin raketat

Nga: M.H. Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nënë e qytetit të Gazës përshkroi arratisjen me fëmijët e saj në mes të natës së kaluar pasi zona e saj u bombardua nga avionët izraelitë.

Najla Shawa, e cila punon për Oxfam, i tha BBC-së se mendonte se ishte në një pjesë "më të sigurt" të qytetit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Njerëzit kishin ikur në shtëpinë tonë dhe ne kishim 18 persona që qëndronin me ne që nga mesdita e djeshme,” tha ajo.

Por ajo u zgjua rreth orës 01:00 nga britmat ndërsa njerëzit iknin nga zona.

Pasi arriti të gjente strehim në një restorant gjatë natës, Najla tha se u kthye në shtëpi për të parë ndërtesën përballë "të rrafshuar" dhe xhamat e saj të thyera.

Duke u zgjuar [fëmijët e mi] në një panik të tillë - nuk mendoj se këto momente do t'i harroj ndonjëherë në jetën time."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat