Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit – i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

Azia

Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit – i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Sulmi kompleks i Hamasit ndaj Izraelit ka sjellë në qendër të vëmendjes Mohammed Deif, një palestinez me aftësi të kufizuara, i cili lindi dhe u rrit në një kamp refugjatësh në Gaza të Palestinës.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për njeriun i cili që nga viti 2002, ka udhëhequr Brigadat Qassam, dega ushtarake e Hamasit.

Madje, “luftëtari i pakapshëm” thuhet se i ka mbijetuar të paktën shtatë tentativave izraelite për vrasje, në të cilat u vranë gruaja dhe dy fëmijët e tij, përfshirë një i mitur.

Ai gjithashtu humbi një sy, krah dhe këmbë në ato atentate.

Ashtu si Sheikh Ahmed Yassin, udhëheqësi shpirtëror me aftësi të kufizuara i Hamasit, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në vitin 2004, 57-vjeçari Deif ka drejtuar brigadat Qassam nga një karrige me rrota në dy dekadat e fundit.

“Ai ishte shumë i sjellshëm”, ka thënë Ghazi Hamad, një nga figurat kryesore të Hamasit, duke iu referuar Deif, emri i të cilit do të thotë një mysafir duke aluduar në stilin e jetës së tij nomade, ndërsa ai vazhdimisht ndryshon vendndodhjen për të shmangur vrasjen nga izraelitët.

Hamad u takua dhe u miqësua me Deif në fund të viteve 1980, kur shpërtheu Intifada e Parë – kryengritja palestineze.

Në burg, Deif “bënte karikatura të vogla për të na bërë të qeshnim”, kujton Hamad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat