Izraelitët raportohet se vranë ministrin palestinez të Ekonomisë

Azia

Izraelitët raportohet se vranë ministrin palestinez të Ekonomisë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë me aeroplan ministrin palestinez të Ekonomisë, Yuad Abu Smallah.

Sipas deklaratës dhe pretendimeve izraelite, Abu Smallah ishte përgjegjës për menaxhimin e fondeve të Hamasit dhe ai “i drejtoi fondet për të financuar dhe drejtuar terrorin brenda dhe jashtë Rripit të Gazës”.

Ata shtuan se ai ka mbajtur më parë pozicione sigurie në Hamas, nga ku ka udhëhequr një sërë operacionesh që synojnë dëmtimin e qytetarëve izraelitë.

Mediat e Gazës raportojnë se një zyrtar tjetër i Hamasit, Zcharia Abu Mamar, u vra në të njëjtin sulm në Khan Yunis, raporton thetelegraph.

Ai konsiderohet një bashkëpunëtor i Yahya Sinwar, i cili është lideri i Hamasit në Gaza dhe ka vepruar si një urë lidhëse midis organizatave në zonë.

Nuk është e qartë nga raporti nëse të dy burrat ishin në të njëjtin vend kur u vranë ose nëse ishin në ndërtesa të ndara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat