Izraeli i drejtohet Hamasit: Duroni ferrin që shkaktuat

Azia

Izraeli i drejtohet Hamasit: Duroni ferrin që shkaktuat

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:54
Ghassan Aliyan

Zyrtari më i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i ngarkuar me operacionet në territoret palestineze, Ghassan Aliyan, i drejtoi një mesazh popullit të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit, duke dënuar mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist.

“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve është çnjerëzore. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është shndërruar në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të frikësohen, po festojnë”, tha ai sipas faqes së internetit Timesofisrael.

“Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë në Gaza, do të ketë vetëm shkatërrim. Dëshiruat ferrin, ferr do të merrni”, shtoi ai.

Vihet re se organizata e armatosur palestineze Hamas lëshoi ​​një breshëri raketash nga Rripi i Gazës kundër qytetit bregdetar jugor izraelit Ashkelon të martën pasdite. Sipas gazetës izraelite Haaretz, një hotel në këtë qytet është goditur nga raketat. Aty dhe në zonat fqinje ranë sirenat e alarmit.

Më herët, zëdhënësi i Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Obaydah, krahu i armatosur i Hamasit, paralajmëroi banorët e Ashkelon se ata duhet të largohen nga qyteti deri në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat