Publikohet videoja e shkatërrimit të një pjese të Gazas

Azia

Publikohet videoja e shkatërrimit të një pjese të Gazas

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari palestinez nga Rripi i Gazës, Muhammed Smiry publikoi një video të vendbanimit të shkatërruar plotësisht Al Rimal, ndërkohë që Izraeli bombardoi pikën kufitare Rafah që lidh Gazën dhe Egjiptin.

Një video e publikuar në platformën X tregon një pjesë të qytetit që u shkatërrua plotësisht nga sulmet ajrore izraelite.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 830 njerëz u vranë dhe më shumë se 4000 u plagosën në sulmet izraelite.

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 180 mijë banorë të Gazës kanë mbetur të pastrehë, raporton bbc.

Ministria e Brendshme e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, tha se bombardimet kishin bërë që puna të ndalonte në vendkalim dhe se personeli egjiptian kishte paralajmëruar homologët e tyre palestinezë që të evakuoheshin.

Rafah është i vetmi kalim i mundshëm në Gadishullin Sinai të Egjiptit për 2.3 milionë banorët e Gazës.

Zyrtarët izraelitë njoftuan më parë një rrethim të plotë të Rripit të Gazës, ku përfshihen ndërprerja e të gjitha furnizimeve me ujë, karburant dhe ushqim.

Izraeli ka nisur një ndër sulmet më të ashpra ajrore në historinë 75-vjeçare të konfliktit me palestinezët që kur Hamasi të shtunën nisi një inkursion vdekjeprurës në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat