Hamasi publikon pamje të depos nëntokësore të raketave

Azia

Hamasi publikon pamje të depos nëntokësore të raketave

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Derisa luftimet mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë pas sulmit të befasishëm të premtes mbi territorin e Izraelit, të dyja palët po vazhdojnë të japin të dhënat më të fundit për numrin e të vrarëve.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë është bërë e ditur se mbi 830 palestinezë, ndërsa nga Tel Avivi kanë njoftuar se deri më tani kanë numëruar mbi 1 mijë izraelitë të vrarë.

Në anën tjetër Hamasi duket sikur është përgatitur prej kohësh për këtë sulm, për faktin se ka publikuar një video ku shfaqet një depo nëntokësore e raketave.

E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se sulmet ajrore të izraelitëve mbi caqet e Hamasit në Gazë, janë vetëm fillimi, duke paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në eliminimin e pjesëtarit të fundit të Hamasit.

Madje është urdhëruar rrethimi i plotë i Gazës, nga ku edhe kishin filluar të lëshohen raketa dhe që për cak kishin qytetet izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat