Në mesin e viktimave nga masakra në Kfar Aza, të paktën 40 foshnje

Azia

Në mesin e viktimave nga masakra në Kfar Aza, të paktën 40 foshnje

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite morën dhjetëra gazetarë të huaj për të parë trupat e viktimave nga masakra në Kfar Aza.

Në mesin e viktimave ishin të paktën 40 foshnje, raporton Timesofisrael.com.

“Nuk është luftë”, u tha gazetarëve gjenerali Itai Veruv, kreu i Komandës së Thellësisë së IDF. “Nuk është një fushë beteje. Ju shihni foshnjat, nënat, baballarët në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtjes dhe se si terroristët i vrasin ata. Nuk është luftë, është masakër”.

“Është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Është diçka që dikur e imagjinoja për gjyshen dhe gjyshin tim në Evropë dhe vende të tjera”, tha ai.

Një reportere nga “i24 News” tha se një komandant i IDF i tha asaj se kishin gjetur trupat e rreth 40 foshnjave, disa prej të cilëve u ishin prerë kokat.

Për këtë masakër forcat izraelite po e drejtojnë gishtin nga organizata terroriste e Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat