Sulmet ajrore goditën zonat e banuara të Gazës, thonë zyrtarët palestinezë

Azia

Sulmet ajrore goditën zonat e banuara të Gazës, thonë zyrtarët palestinezë

Nga: M.H. Më: 11 tetor 2023 Në ora: 06:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Sulmet ajrore intensive goditën zonat e banuara në pjesën lindore të Jabalia dhe rajonin Qizan al-Najjar në Khan Yunis, Gaza, tha Ministria e Punëve të Brendshme Palestineze.

Sulmet kishin në shënjestër shtëpitë dhe rrugët e civilëve dhe rezultuan në "lëndime të drejtpërdrejta mes qytetarëve", tha ministria në një deklaratë, shkruan CNN, pëcjell “Bota sot”.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur në Gaza dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite të shtunën, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk kanë komentuar ende mbi sulmet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat