“Gaza së shpejti do të jetë një qytet tendash”

Azia

“Gaza së shpejti do të jetë një qytet tendash”

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Gaza do të bëhet një 'qytet tendash', është zotuar një zyrtar izraelit i mbrojtjes, duke premtuar se do të rrafshojë me tokë çdo ndërtesë në shenjë hakmarrjeje për sulmet terroriste të Hamasit në fundjavë.

Në orët e para të së mërkurës, forcat izraelite kryen 250 sulme ajrore në vetëm një orë, tha Trey Yingst i Fox Neës.

Ai tha se sulmet ishin në pjesët veriore dhe lindore të Rripit të Gazës, për të hapur rrugën për një pushtim tokësor. Mijëra trupa këmbësorie janë pozicionuar në kufirin me Gazën, tha Yingst, shkruan dailymail, transmeton KosovaPress.

Tre terroristë të Hamasit u qëlluan të martën nga forcat izraelite, ndërsa përpiqeshin të depërtonin në Izrael, shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj, të mbështetura nga një helikopter dhe dronë, u përleshën me militantët brenda territorit izraelit të martën në mbrëmje.

Yoav Gallant, ministri izraelit i mbrojtjes, tha se ai ka 'hequr të gjitha kufizimet' ndaj trupave në luftën e tyre kundër Hamasit.

“Hamasi donte një ndryshim dhe do ta ketë. Ajo që ishte në Gaza nuk do të jetë më”, tha ai, duke folur me ushtarët pranë gardhit të Gazës.

“Ofensivën e filluam nga ajri, më vonë do të vijmë edhe nga toka. Ne kemi kontrolluar zonën që nga dita e dytë dhe jemi në ofensivë. Ajo vetëm do të intensifikohet.'

Gallant premtoi se nuk do të tregojë mëshirë për terroristët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat