Izraeli falënderon SHBA-në pas mbërritjes së dërgesës së armëve

Azia

Izraeli falënderon SHBA-në pas mbërritjes së dërgesës së armëve

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Imazhi i billoardit që tregon Presidentin e SHBA Biden dhe fjalët "Faleminderit, zoti President.", nga llogaria e Eli Cohen në X

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka shpërndarë këtë foto të një billbordi buzë një rruge në Izrael në X, dikur Twitter.

Krahas saj ai përsëri shkroi fjalët "faleminderit zoti President".

Kjo vjen pasi SHBA-ja po rrit ndihmën ushtarake për Izraelin, me avionin e parë që mbante armë amerikane që mbërriti në Izraelin jugor dje në mbrëmje.

Ushtria izraelite tha se "municionet e avancuara" kishin mbërritur në bazën ajrore Nevatim dhe "kishte për qëllim të mundësonte sulme të rëndësishme dhe përgatitje për skenarë shtesë".

Dje presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit si "të keqe të plotë".

SHBA po lëviz gjithashtu një aeroplanmbajtëse dhe një avion luftarak në Mesdheun lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat