Netanyahu dhe lideri i opozitës ranë dakord për të formuar një qeveri emergjente

Azia

Netanyahu dhe lideri i opozitës ranë dakord për të formuar një qeveri emergjente

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:11
Foto nga takimi

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz kanë rënë dakord të formojnë një qeveri emergjente, përcjell Bota sot.

Do të ngrihet gjithashtu një "kabinet lufte" - me Netanyahun, Gantz dhe ministrin e mbrojtjes të vendit.

Kjo do të thotë se gjatë periudhës së luftës, "nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim qeveritar që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës" dhe të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht gjatë periudhës së luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat