Lufta në Izrael/ Bombardohet sërish Ashkeloni, Hamasi godet spitalin e qytetit

Azia

Lufta në Izrael/ Bombardohet sërish Ashkeloni, Hamasi godet spitalin e qytetit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është në ditën e saj të pestë dhe shumë njerëz po postojnë imazhe të zonave të bombarduara dhe personave që kanë humbur jetën. Një nga zonat më të goditura është Ashkeloni që po bombardohet në çdo moment.

Pamjet e regjistruara nga korrespondenti i protothema.gr Frixos Drakontides janë shokuese. Videoja e mëposhtme tregon një familje me fëmijën e tyre duke u përpjekur të strehohen ndërsa zona bombardohet.

Ndërkohë, raportohet për goditje në portin e Ashkelonit, por ushtria nuk lejon asnjë qytetar të afrohet në vend, ndërsa në të njëjtën kohë terroristët e Hamasit, siç konfirmoi një zyrtar për korrespondentin e protothema.gr, Frixos Drakontides, goditën sërish spitalin e qytetit i cili ndodhet rreth gjysmë ore nga Gaza.

Korrespondenti i protothema.gr Frixos Drakontides siguroi pamje nga klinika e Pediatrisë e spitalit të qytetit ku goditi Hamasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat