“Jemi gati për të kryer misionin”, 300 mijë forca izraelite rrethojnë Gazën/ Shkon në mbi 2300 numri i viktimave nga konflikti

Azia

“Jemi gati për të kryer misionin”, 300 mijë forca izraelite rrethojnë Gazën/ Shkon në mbi 2300 numri i viktimave nga konflikti

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Bombardimet izraelite vijojnë ditë e natë në territoret e kontrolluara nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njoftoi se ka mbyllur korridorin e vetëm të Gazës, atë në kufirin me Egjiptin, si dhe ka ndaluar hyrjen e ilaçeve, ushqimeve, furnizimin e ujit, karburantit për 2,3 milionë palestinezët.

300 mijë rezervistë izraelite janë mobilizuar për luftë. Ndërsa pasditen e së mërkurës u njoftua krijimi i qeverisë së luftës apo të emergjencës nga Izraeli. Në përbërje të saj janë Beniamin Netanyahu, Beni Gantz dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Udhëheqësi tjetër i opozitës, Yair Lapid nuk iu bashkua qeverisë.

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet me breshëri raketash nga Hamasi drejt Izraelit. Që nga e shtuna, numri i viktimave mes të dyja palëve ka arritur në mbi 2 300 dhe mbi 9 mijë të plagosur. Nga selia e shenjtë në Vatikan, Papa Françesku drejtoi një lutje të veçantë në nderim të viktimave, nga të dyja palët, ndërsa bëri thirrje që palët të ndalin dhunën dhe të ulen në dialog.

Papa Françesku: Ata që sulmohen kanë të drejtë të mbrojnë veten, por jam shumë i shqetësuar për palestinezët e rrethuar në Gaza, ku po ashtu ka shumë viktima të pafajshme.

Ndërsa presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, i cili ka marrë përsëipër ndërmjetësimin mes palëve, kritikoi Izraelin për masakra ndaj të pafajshmëve.

Reçep Tayyip Erdogan: Është i papranueshëm masakrimi i njerëzve të pafajshëm në Gaza, me bombardime që nuk bëjnë dallim. Kjo nuk është luftë, kjo është masakër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u nis për në Izrael në një mision në Lindjen e Mesme për të parandaluar shpërthimin e një lufte më të gjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 22 shtetas amerikanë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat