Videoja e rrëmbimit të Noas nga militantët e Hamasit u bë simbol i sulmit, sot ajo feston ditëlindjen

Azia

Videoja e rrëmbimit të Noas nga militantët e Hamasit u bë simbol i sulmit, sot ajo feston ditëlindjen

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:48
Noa

Videoja e Noa Argamanit duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë për jetën e saj ndërsa militantët e Hamasit e rrëmbejnë atë nga një festival në jug të Izraelit është bërë një simbol i sulmit brutal të organizatës terroriste islamike ndaj Izraelit.

Gruaja e re ishte në festivalin e muzikës trance Supernova kur Hamasi sulmoi atë. Militantët e armatosur vranë më shumë se 260 pjesëmarrës në festival dhe morën peng të tjerë.

Prindërit dërguan një mesazh në ditëlindjen e saj

Në llogarinë zyrtare në Twitter të shtetit të Izraelit është bërë e ditur se Noa Argamani sot mbush 26 vjeç dhe se prindërit e saj “kërkojnë të gjithëve t’i urojmë ditëlindjen me shpresën se ndoshta disi do t’i arrijnë këto mesazhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat