​Siria: Izraeli na sulmoi

Azia

​Siria: Izraeli na sulmoi

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:23
Sulmi ndaj televizionit

Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar se Izraeli ka sulmuar vendin.

Siç thonë ata, aeroportet kryesore në kryeqytetin Damask dhe në qytetin verior të Alepos ishin në shënjestër të sulmit izraelit.

Kanali i medias lokale Sham FM raportoi se mbrojtja ajrore siriane u aktivizua në përgjigje të sulmit.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, sulmi ndodhi pak para se ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të arrijë në Damask, kështu që avioni i tij u kthye në Teheran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat