Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba në Gaza

Azia

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba në Gaza

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2023 Në ora: 19:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë në mediat sociale se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit të shtunën.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, bombardimet deri më tani kanë vrarë të paktën 1,417 njerëz – gjysma e tyre janë fëmijë dhe gra – dhe kanë plagosur më shumë se 6,000, raporton Al Jazeera, transmeton "Bota sot".

Ndërkohë, ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga "bllokada totale" e enklavës së rrethuar nga Izraeli ka nxitur dënime dhe thirrje nga grupet ndërkombëtare të të drejtave për veprim urgjent pasi "spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje".

Izraeli ka bombarduar me raketa Rripin e Gazës me popullsi të dendur, ku jetojnë rreth 2.3 milionë njerëz, që kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm fundjavën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat