Më shumë se 423,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza, thotë OKB

Azia

Më shumë se 423,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza, thotë OKB

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza nga lufta Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, thanë Kombet e Bashkuara të premten.

Shifër kjo që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se më shumë se dy të tretat e të zhvendosurve po strehohen në shkollat e drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNWRA), raporton CNN.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë “shprehur shqetësime rreth incidenteve ku civilët dhe objektet civile duket se janë shënjestruar drejtpërdrejt nga sulmet ajrore izraelite”, shtoi OCHA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat