​Ushtria izraelite hyri në territorin e Gazës

Azia

​Ushtria izraelite hyri në territorin e Gazës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Forcat tokësore izraelite kanë kryer inkursione në territorin e Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi ushtria, përpara një ofensive tokësore të pritshme në territorin shumë të populluar palestinez.

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e ushtrisë izraelite kryen operacione të lokalizuara brenda territorit të Rripit të Gazës për të gjetur terroristë dhe armë, thuhet në deklaratë.

Gjatë këtyre operacioneve është tentuar “gjetja e personave të zhdukur”, shton ushtria.

Ushtria izraelite u ka kërkuar civilëve në Gaza, më shumë se një milion njerëz, të lëvizin drejt jugut brenda 24 orëve, ndërsa tanket grumbullohen përpara një pushtimi tokësor të pritshëm në përgjigje të sulmit të së shtunës së kaluar nga Hamasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat