Numri i shtetasve tajlandez të vrarë në sulmin e Hamasit është rritur në 24

Azia

Numri i shtetasve tajlandez të vrarë në sulmin e Hamasit është rritur në 24

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 08:19
Izrael

Numri i shtetasve tajlandezë të vrarë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 24, tha të shtunën Ministria e Jashtme e Tajlandës.

Ministria shtoi se numri i tajlandezëve të plagosur është rritur në 16 dhe 16 shtetas të tjerë tajlandezë besohet se janë marrë peng nga Hamasi, raporton CNN.

Midis shumë shtetasve të huaj të vrarë dhe të kapur nga Hamasi ishin punëtorë migrantë nga Azia të punësuar në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe shëndetësisë të Izraelit.

Shumica e këtyre punëtorëve vijnë nga familje të varfra, rurale dhe nuk kanë lidhje familjare as me Izraelin, as me territoret palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat