Blinken paralajmëroi se Azerbajxhani së shpejti mund të pushtojë Armeninë

Azia

Blinken paralajmëroi se Azerbajxhani së shpejti mund të pushtojë Armeninë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi një grup të vogël ligjvënësish amerikanë javën e kaluar se Azerbajxhani së shpejti mund të pushtojë Armeninë.

Politico shkruan për këtë duke cituar dy burime të sigurta, ku raportohet sre ligjvënësit e bindën kryediplomatin amerikan se ishte e nevojshme të ndërmerreshin veprime kundër presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në përgjigje të operacionit të spastrimit etnik në Nagorno-Karabakh.

Blinken tha se Departamenti i Shtetit po kërkon mënyra për ta mbajtur Azerbajxhanin përgjegjës dhe planifikon t’i japë fund ndihmës ushtarake për Bakun.

Kujtojmë se nga viti 2002, SHBA-ja ka miratuar një përjashtim ligjior që do të lejonte ndihmën ushtarake për Azerbajxhanin pavarësisht mosmarrëveshjes territoriale me Armeninë, por këtë vit ajo skadoi në muajin qershor dhe ende nuk është paraqitur asnjë kërkesë për rinovim.

Sipas tij, SHBA-të besojnë se Azerbajxhani mund të pushtojë Armeninë në javët e ardhshme, por në të njëjtën kohë ai shprehu besimin në negociatat e vazhdueshme diplomatike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Operacioni i diskutueshëm i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh muajin e kaluar detyroi më shumë se 100 mijë armenë të largoheshin nga Azerbajxhani dhe rajoni.

Megjithatë, nuk është mosmarrëveshja e vetme midis azerëve dhe armenëve pasi Baku dëshiron të ndërtojë një rrugë që do të përshkojë rajonin jugor të Armenisë dhe do të lejojë trafikun rrugor të anashkalojë Iranin.

Aliyev tha se do të gjejë një mënyrë për ta zbatuar atë korridor, pavarësisht nëse “e dëshiron apo jo Armenia” dhe kërcënoi se do ta zgjidhë çështjen me forcë nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat