“Çështje jetë apo vdekje”, UNRWA paralajmëron mbarimin e ujit në Gaza

Azia

“Çështje jetë apo vdekje”, UNRWA paralajmëron mbarimin e ujit në Gaza

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 11:48
Pamje nga lufta

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) po paralajmëron se “më shumë se 2 milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron” në Gaza.

“Është bërë çështje jete a vdekjeje.

Është një domosdoshmëri; karburanti duhet të dërgohet tani në Gaza për të vënë në dispozicion ujin për 2 milionë njerëz,” tha Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA.

“Ne duhet të dërgojmë furnizime në Gaza tani. Furnizimi është e vetmja mënyrë që njerëzit të kenë ujë të pijshëm të sigurt. Nëse jo, njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra. Uji tani është linja e fundit e mbetur e shpëtimit. Apeloj që tani të hiqet rrethimi për ndihmën humanitare.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat