Skena të dhimbshme nga spitali në Gaza: Gazetari i BBC-së shpërtheu në lot para kamerave

Azia

Skena të dhimbshme nga spitali në Gaza: Gazetari i BBC-së shpërtheu në lot para kamerave

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:16
Gazetari i BBC

Gazetari arab i BBC-së, Adnan Elbursh dhe një kameraman ishin dëshmitarë të skenave të tmerrshme në spitalin Al Shifa në Gaza. Ata filmuan skena tronditëse nga brenda spitalit ku janë strehuar qindra viktima të sulmeve izraelite.

Në raportin e tyre, të dy u shkatërruan kur zbuluan se anëtarët e familjes, miqtë dhe fqinjët e tyre ishin mes viktimave.

“Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve, kameramani im Mahmoud pa mikun e tij Malik. Ai arriti të mbijetonte, por familja e tij jo”, tha Elbursh.

Gazetari, i cili nuk i fsheh dot lotët, tha se ka përjetuar një nga ditët më të vështira të jetës dhe se ka parë gjëra që nuk do të mund t’i harrojë kurrë.

“Spitalit i mungon hapësira për shkak të numrit të madh të viktimave. Të vdekurve u mohohet dinjiteti, ndërsa të plagosurit mbeten në dhimbje”, tha Elbrush.

Në video shihet një vajzë e mbuluar në gjak dhe duke qarë.

Kësaj vogëlusheje iu shkatërrua shtëpia. Familja e saj u vra dhe ajo ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza ime është në moshën e saj. Tani dua ta përqafoj”, deklaroi ai.

Në videon emocionale shfaqen edhe gra duke qarë pranë trupave të familjarëve të tyre

“Korridoret e spitalit janë plot me trupa, nuk ka më vend në morg. Kufomat duhet të vendosen në tokë para hyrjes së spitalit. Kjo po ndodh në qytetin tim. Ndihem i pafuqishëm”, tha gazetari i cili ra në gjunjë dhe filloi të qajë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, deri më tani në Gaza janë vrarë 1500 persona dhe janë plagosur mbi 6000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat