Izraeli paralajmëron këdo që i afrohet kufirit të Gazës se do të pushkatohet

Azia

Izraeli paralajmëron këdo që i afrohet kufirit të Gazës se do të pushkatohet

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë kryer "sulme të vogla" pranë Gazës, duke lëshuar një paralajmërim të ashpër se "kushdo që vjen pranë kufirit do të qëllohet".

Zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha se ushtria është duke u “përgatitur për fazat e ardhshme”, por ai nuk ka ndarë më informacione, shkruan CCN, transmeton “Bota sot”.

Izraeli ka përmbytur kufirin me qindra mijëra trupa dhe pajisje ushtarake, ndërsa shton rrethimin e tij në Gaza. Megjithatë, nuk është e qartë se për çfarë lloj operacioni po përgatitet IDF, ose kur mund të ndodhë.

Dy persona u vranë duke iu afruar gardhit të sigurisë kufitare, të cilën ushtria izraelite po punon ende për ta siguruar, tha Hecht. Ai nuk dha detaje të tjera nëse ata ishin civilë apo të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat