Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

Azia

Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 20:35
Izrael

Forcat izraelite të mbrojtjes lëshuan një deklaratë pak më parë, duke thënë se forcat e tyre po përgatiten të zgjerojnë operacionet në terren në përgjigje të sulmit të Hamasit.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse” me ndihmën e qindra mijëra ushtarëve rezervë, thuhet në deklaratë.

Një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës është pritur dhe Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të largohen.

Sipas njoftimit Izraeli po planifikon një ofensivë “që përfshin forcat ajrore, detare dhe tokësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat