Mediat siriane: Izraeli godet për herë të dytë aeroportin e Alepos

Azia

Mediat siriane: Izraeli godet për herë të dytë aeroportin e Alepos

Nga: M.H. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:26
Lufta Izrael - Palestinë

Mediat shtetërore siriane po raportojnë se "agresioni izraelit" ka shënjestruar aeroportin e Alepos.

Agjencia e lajmeve SANA nuk dha më shumë detaje, por tha se "pasojat" e sulmit "po vlerësohen".

Është goditja e dytë në aeroport këtë javë, pasi sulmet e raportuara izraelite lanë aeroportet në Damask dhe Aleppo përkohësisht jashtë shërbimit të enjten, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Më herët, Izraeli tha se ishte kundërpërgjigje pas identifikimit të të shtënave nga Siria, të cilat ndezën alarmin në veri të Izraelit dhe territorin e pushtuar nga Izraeli në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat