Sulmi në spitalin e Gazës plagos katër persona

Azia

Sulmi në spitalin e Gazës plagos katër persona

Nga: M.H. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona u plagosën kur një predhë shpërtheu dy kate të një spitali në Gaza, sipas një udhëheqësi të kishës.

Kryepeshkopi Hosam Naoum, kryepeshkopi anglikan në Jerusalem, tha se spitali Arab Ahli u godit nga sulmet izraelite, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Salla e ekografisë dhe mamografisë është dëmtuar”, tha ai duke postuar foto nga shkatërrimi.

Spitali Ahli Arab (AAH), në qytetin qendror të Gazës, drejtohet nga Dioqeza Episkopale e Jeruzalemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat